Menyja juaj digjitale, gati në minuta
Krijoni një meny dixhitale elegante për restorantin ose barin tuaj. Ndryshoni çmimet dhe artikujt në kohë reale, pa printime dhe pa vonesa — klientët e skanojnë dhe e shohin menjëherë.
PJATA KRYESORE
Tavë Kosi
€8.50
Byrek me Spinaq
€4.00
Krijuar për restorante, bare, kafene dhe fast-food
Gjithçka që ju nevojitet për një meny moderne
Jo më meny letre që vjetërsohen. Përditësoni çmimet, shtoni pjata të reja, dhe menaxhoni gjithçka nga telefoni juaj.
Përditësim i menjëhershëm
Ndryshoni një çmim ose fshini një pjatë të shitur dhe ndryshimi shfaqet menjëherë te klientët — pa ripriòntim, pa kosto shtesë.
5 gjuhë automatikisht
Shkruani menynë në shqip dhe ajo përkthehet automatikisht në anglisht, italisht, frëngjisht dhe gjermanisht — perfekte për turistët.
Skano dhe shiko
Funksionon me karta NFC ose kod QR në tavolinë. Klientët skanojnë me telefonin e tyre dhe shohin menynë menjëherë, pa shkarkim aplikacioni.
Vlerësime Google
Vendosni lidhjen tuaj të Google Review në fund të menysë dhe merrni më shumë vlerësime nga klientët e kënaqur.
EUR ose Lekë
Zgjidhni monedhën që ju përshtatet — Euro ose Lek shqiptar — dhe çmimet shfaqen automatikisht në formatin e duhur.
Menaxhim i thjeshtë
Panel intuitiv ku organizoni menynë në seksione (Antipasta, Sallata, Pije...) dhe shtoni artikuj me foto, çmim dhe përshkrim.
Flisni gjuhën e çdo klienti
Shqipëria pret vizitorë nga e gjithë bota. Menyja juaj përkthehet automatikisht kështu që çdo klient — nga Tirana apo nga Roma, Parisi, Berlini apo Londra — e kupton çfarë po porosit.
Si funksionon
Nga regjistrimi te menyja juaj live, në më pak se një ditë.
Na kontaktoni
Plotësoni formularin më poshtë ose na shkruani direkt. Ne krijojmë llogarinë tuaj brenda 24 orësh.
Ndërtoni menynë
Hyni në panelin tuaj, zgjidhni seksionet (të krijuara paraprakisht për ju) dhe shtoni pjatët tuaja me çmime e foto.
Vendosni QR/NFC
Printoni kodin QR ose përdorni një kartë NFC në tavolina. Klientët skanojnë dhe menyja juaj hapet menjëherë.
Çmim lançimi — thjeshtë dhe transparent
Pa kosto fshehura. Anuloni kur të doni.
- ✓Meny e pakufizuar me seksione dhe artikuj
- ✓Përkthim automatik në 5 gjuhë
- ✓Foto për çdo pjatë
- ✓Lidhje me Google Reviews
- ✓EUR ose Lek shqiptar
- ✓Mbështetje direkte nga ne
Gati për të filluar?
Na tregoni pak për biznesin tuaj dhe ne do t'ju kontaktojmë brenda 24 orësh për të krijuar menynë tuaj.